Kristo Frashëri: Etnogjeneza e shqiptarëve

Libri i ri nga Botimet M&B

Kristo Frashëri: Etnogjeneza e shqiptarëve
Vështrim historik

ISBN 978-9928-172-11-2
Formati: 160 x 235 mm
Nr. i faqeve: 272
Çmimi: 1300 lekë

Monografia trajton që në hyrje problemin e metodikës dhe metodologjisë që kanë ndjekur deri sot dijetarët e ndryshëm dhe, pasi vihen në dukje dobësitë e disave prej tyre, sugjerohen kritere më shkencore në trajtimin e albanologjisë dhe të ilirologjisë. Pastaj kalohet në trajtimin e mirëfilltë të të dy problemeve.
Bëhen përpjekje për të hedhur ndopak dritë mbi popullatat e stërlashta që kanë banuar në kohët parahistorike, në trojet e sotme shqiptare dhe të gjurmëve që ato kanë lënë në formimin e etnosit shqiptar dhe të gjuhës shqipe. Flitet për popullatat paraindoeuropiane që banonin në këto vise. Trajtohet e ashtuquajtura çështje pellazgjike.
Kalohet në problemin e gjenezës së ilirëve. Përfundohet me etnogjenezën e shqiptarëve. Monografia mbyllet me shfaqjen në vitin 1043 në fushën e dokumentacionit historik të emrave Arbër dhe Albani si apelativa krahinorë dhe shndërrimin e tyre më vonë në emërtime kombëtare.
Autori deklaron se në këtë trajtesë është mbështetur në kronologjinë historike që disa dijetarë mendojnë se i përshtatet parahistorisë së Europës Juglindore: grupet njerëzore që banonin në Europën Juglindore në Paleolitin e vonë quhen në mënyrë konvencionale popullata të Cro- Magnon-it. Popullatat që këtu banonin gjatë Neolitit të hershëm dhe të mesëm (7000–4000 p.e.r.) quhen popullata paleoballkanike. Ato të Neolitit të vonë, që nga fillimi i mijëvjeçarit të katërt deri në mesin e mijëvjeçarit të tretë p.e.r. (4000–2500 p.e.s), popullata të grupit etnikogjuhësor alarodik ose mesdhetare. Ato të epokës eneolitike (2500–2000 p.e.r.), popullata protoindoevropiane, ku bënin pjesë edhe pellazgët. Për banorët e epokës së bronzit (e cila mbulon mijëvjeçarin e dytë p.e.r.), nënkuptohet se është fjala për popullatat indoeuropiane – grekët, trakët, protoilirët, dorët, ilirët…

Botim i ri nga Botimet “M&B”

Historia e Dibrës nga Kristo Frashëri
“Historia e Dibres” – nje monografi historike per krahinen e Dibres pa kufinj, trajtuar shkencerisht nga Prof.dr. Kristo Frashërit, Anetar i Akademise se Shkencave te Republikes se Shqiperise.
Libri eshte pajisur edhe me tregues emrash, vendesh dhe temash.
Botimet “M&B” – Tiranë, 2012
Formati: 16 x 24 cm
Nr. faqeve: 624
ISBN: 978-99956-04-82-0

Çmimi: 1500 lekë