Kjo vepër, edhe pse e trishtë, është një letër dashurie ndaj botës, ndaj vetes, ndaj të gjithë njerëzve.
Jo vetëm atyre që kam njohur, por edhe atyre që do të njoh, apo atyre që nuk kam njohur asnjëherë.
Çfarë e ndezi vallë zjarrin shfarosës të trishtimit në mua?
Harresa, zhgënjimi, deziluzioni?
Nuk është asnjëra prej këtyre.
Çdo shpirt njerëzor është unik, i papërsëritshëm, i paimitueshëm, ja përse meriton të shihet, të preket, të adhurohet, të dëgjohet.... TË DUHET!
Ky fakt është pikënisja dhe pikë mbërritja e gjithçkaje.
Këto vargje janë thjesht hapat e mi të parë poetikë në rrugën e pafundme e të përjetshme drejt dashurisë...
A jeni gati t’i bashkoheni këtij rrugëtimi me mua?- Thimi Gogo