“Libri “Gjoli Skavica kërcënon dibranët e përgjumur” është një enciklopedi njerëzore, emra të përveçëm që autori i ka takuar në përshkrimin e tij enciklopedik, emra njerëzish, fshatrash, fisesh, personalitetesh me të cilët bashkohet pa ekuivok në betejën për t’i thënë JO SKAVICËS, PO VENDLINDJES. Lexuesi, i humbur në lexim, do të takojë shumë njerëz që i ka njohur në jetë, personalitete popullore që ka pi kafe e ka dëgjuar rrëfimet e tyre, shumë fshatra që për t’i njohur, ka ecur me orë të tëra në këmbë, kroje (eh si më vjen në pamje e në buzë Kroi i Zi”!), lugina, lëndina, pyje ahu, dushku e pishe, blloqe të mëdhenj frutore e kanale ujitës që piketoheshin me karabinë gjermane...
Selman Mëziu, me punimin shkencor e enciklopedik: “Gjoli Skavica kërcënon dibranët e përgjumur”, i ka vënë kazmën digës së korrupsionit më të madh të kohës sonë, u ka dhënë shpresë dibranëve që lugina e Drinit të Zi të jetë ashtu si e ka krijuar Zoti... - Abdurahim Ashiku