Shkrimi i një libri është rrugëtim, është një eksperiencë që autori me bujari e ndan me publikun. Nga vet titulli Nako i hyn thellë analizës së strukturimit të shoqërisë shqiptare. Zgjedh me mjeshtëri faktet historike, duke i gërshetuar me një identitet të thellë të fiksuar ndër shekuj në fushën sociale, politike dhe ligjore. Funksionimi i shtetit dhe pushtetit është një nga sfidat që autori analizon në shumë aspekte. E drejta e pronës, si një e drejtë kushtetuese për çdo individ dhe mbrojtja e saj, përcakton kufirin e hollë, shpesh i abuzuar, midis pronës private dhe asaj të përbashkët e komunitare. Një nga sfidat që autori analizon, duke u mbështetur në studime dhe përqasje të ngashme të vendeve të tjera europiane, është funksionimi i administratës publike. Cila është “mendësia” që lëviz këtë makineri gjigante, ajo e vjetra apo ajo moderne, siç e quan Nako?
Lind pyetja: mund të ketë ndryshim në fushat që autori analizon thellë? Nako, edhe këtë herë, na surprizon.
Alketa Çoku,
psikoanaliste