Pinoku (Italisht: Pinocchio) është një personazh imagjinar dhe protagonist i romanit për fëmijë “Aventurat e Pinokut” i shkruar në vitin 1883 nga shkrimtari italian Karlo Kolodi (Carlo Collodi). Pinoku u gdhend nga një gdhendës druri i quajtur Xhepeto në një fshat toskan. Ai është krijuar si një kukull prej druri, por ëndërron të bëhet një djalë i vërtetë. Ai njihet për hundën e tij të gjatë, e cila rritet kur gënjen.
Aventurat e këtij buratini nuk kanë fund...
Ai vjen si botim i plotë dhe i përkthyer mjeshtërisht nga Bujar A. Kule, i ilustruar me vizatime nga Shpresa Kule.