Libri “Strategjia ushtarake e Republikës Islamike të Iranit”, së bashku me dy librat e tjerë: “Gjeopolitika e Republikës Islamike të Iranit” dhe “Forcat Al-Quds, Struktura, misionet, operacionet dhe kapacitetet e tyre”, plotësojnë një studim gjithëpërfshirës të hollësishëm të gjithë strukturave politike, diplomatike, forcave të armatosura, të inteligjencës, sigurisë dhe të aktiviteteve të paligjshme dhe destruktive të Iranit në fushën e diplomacisë aktive, ekonomisë, teknologjisë, të sigurisë dhe të terrorit në të gjithë rajonin dhe botën, nën udhëzimin e drejtpërdrejtë të Liderit Suprem të Iranit Ajatollah Ali Khamenei.