Një libër me ese kulturologjike ku shkrimtari trajton raportet e tij me fëmijërinë, vendlindjen, kulturën, traditën, ideologjinë, gjuhën, historinë dhe artin e të shkruarit. Përmes stilit të tij ekspresiv, dinamik e sugjestiv, Tufa në këto ese bën një guidë meditative nëpër stacione të trazuara të së shkuarës dhe bashkëkohësisë dhe në sëmundjet e qytetërimit tonë.