Poema epike e Naim Frashërit "Historia e Skënderbeut" u botua për herë të parë në vitin 1898. Ajo është vepra e fundit që botoi dhe mbahet si testamenti i tij, pasi në të shprehu fuqishëm idealet për lirinë dhe përparimin e Shqipërisë. Shumë rilindas kishin ëndërr krijimin e një vepre për Skënderbeut, dhe Naim Frashëri krijoi 22 këngët e saj, të cilat në kohën kur u botua dhe më vonë, tingëlluan kushtrim i bashkimit të shqiptarëve rreth flamurit të Skënderbeut. Ky libër vjen si botim anastatik i vitit 1934 nga libraria "Drita", Korçë.