“Al-Qaeda në Gadishullin Arabik (AQAP)” (volumi i gjashtë në kolanën e al-Qaedës) flitet në detaje për situatën politike, ekonomike, sociale dhe të sigurisë në Gadishullin Arabik. Flitet për situatën politike dhe të sigurisë në Jemenin e Jugut, Jemenin e Veriut dhe bashkimin e tyre në një shtet të vetëm nën drejtimin e presidentit Ali Abdullah Saleh dhe më pas nën presidentin Hadi. Më pas analizohet periudha e luftës civile midis dy shteteve dhe më pas kushtet politike në të cilat u krijua al-Qaeda në Arabinë Saudite (AQSA), al-Qaeda në Jemen (AQY) dhe më pas bashkimi i këtyre dy organizatave terroriste duke krijuar al-Qaedën në Gadishullin Arabik (AQAP). Më pas analizohet kryengritja civile e drejtuar nga AQAP në vitin 2011 në Jemen dhe fillimi i operacionit ushtarak “Decisive Storm” 2015-2020, i drejtuar nga sauditët kundër rebelëve Houthi, të cilët mbështeten fuqimisht nga forcat iraniane Quds dhe qeveria e Iranit deri në ditët e sotme. Analizohet struktura e komandim kontrollit të AQAP dhe drejtuesit kryesorë të saj, ideologjia, objektivat ushtarake, strategjia ushtarake dhe sulmet kryesore të kryera nga AQSA/AQY/AQAP. Si përfundim flitet për të ardhmen e saj dhe mësimet e nxjerra.