“Libri “(Ndër)hyrja e ndërkombëtarëve në Ballkan” i dr. Mark NDRECA jep një panoramë të plotë dhe mbresëlënëse të shpërbërjes së ish-Jugosllavisë dhe krizat e mprehta që e shoqëruan; si ato në Bosnjë e Hercegovinë, Maqedoni e Kosovë. Autori me objektivitet shkencor dhe paanshmëri analizon me rigorozitet të spikatur intelektual, mekanizmat politikë dhe juridikë të ndërhyrjes së aktorëve të ndryshëm ndërkombëtarë, për ndërmjetësimin dhe parandalimin e përkeqësimit të situatës në Ballkanin Perëndimor, që mund të kishte sjellë pasoja të rënda dhe të paparashikuara rajonale dhe pse jo globale.” - Prof. Dr. Petrit NATHANAILI /