Historia e një të riu që e nisi karrierën si mësues në një fshat larg qytetit ndryshon ditë pas dite, bashkë me ndryshimet sociale e politike në vend. Në fillim është veç një mësues në një fshat shumë larg qytetit, ku duhet të ndërrosh dy autobusë dhe më pas të ecësh disa orë në këmbë. Por mund ta humbasësh ditën e punës nëse nuk paraqitesh në orar, pasi drejtori atë ditë ka vendosur të jetë autoritar. Me ndryshimet politike në vend ndryshojnë edhe historitë, sa nga jugu i Shqipërisë në veri, sa në qarqet zyrtare e politike në Tiranë, aq edhe në zyrat e institucioneve europiane. Një roman i shkruar në vetën e parë, plot histori të gjalla e reale, të cilat na tregojnë pak nga pak jetën tonë. "Rrugëtim në tri kohë" është një roman plot jetë dhe historitë e treguara shpesh me humor, aq sa të bëjnë të qeshësh, po aq të fusin edhe në mendime. Një histori e tranzicionit shqiptar.