Faik Konica ishte shkrimtar, publicist, përkthyes, studiues, dramaturg, adhurues i Wolfgang Amadeus Mozart, politikan dhe diplomat i shquar, i njohur me pseudonimet e ndryshme si Thrank Spirobeg apo Pyrrhus Bardyli, shtypi i shkruar frankofon, anglofon dhe italofon i kohës i ka kushtuar një vëmendje të veçantë veprimtarisë së tij ndër vite.
Njeri me “talent të jashtëzakonshëm” dhe “njohuri të larta” — sipas Il Popolo Romano (1920) apo njeri me “sens të mrekullueshëm humori” dhe “me aftësi të shkëlqyera të të shprehurit” — sipas revistës amerikane The Judge (1938), ai qe një avokat i denjë i mbrojtjes së çështjes kombëtare shqiptare në Perëndim.
Ky libër dokumenton dhjetëra shkrime të përmbledhura në shtypin e shkruar të kohës, ku secili mbart faqen, datën, ditën, vitin e botimit dhe emrin e gazetës apo revistës.