Në librin e profesor Vesel Hoxhës do të gjeni shkrime me problematika të larmishme jetësore e shkencore nga më të ndryshmet me interes për lexuesin; kujtime nga koha e studimeve në Teknikumin e Minierave dhe të Gjeologjisë në Prrenjas; kujtime gjatë kohës si mësimdhënës në Fakultetin e Gjeologjisë dhe të Minierave (një dëshirë e kahershme e plotësuar për autorin), krahas punës në Institutin e Gjeoshkencave të UPT-së; kujtime e të dhëna shkencore gjatë hulumtimeve gjeologjike në terren në veri e në jug të Shqipërisë për evaporitet, me profesor Ibrahim Milushin; foto interesante mineralesh e shkëmbinjsh me dukuri tektonike etj., nga bota e pa fundme e tyre që të mrekullojnë; intervista me bashkëfshatarët e tij; refleksione për personalitete atdhetare e politike; gjeomonumente e peizazhe; rreth drejtshkrimit të gjuhës shqipe; citime nga vepra të mendjeve të ndritura; fjalë të urta etj. Në fund të librit do gjeni listën e punimeve shkencore të deritanishme dhe një jetëshkrim të shkurtër të autorit. – Nga prof. Adil Neziri