Jeni nisur me pushime dhe ju prishet makina. Shkoni te mekaniku për ta rregulluar, por ju lënë të presin derisa vjen një burrë babaxhan, i cili jo vetëm që jep urdhër të rregullohet makina sa më mirë, por ju jep edhe drekë. Ai është kandidati për deputet që ju detyron të mblidhni miqësinë dhe shoqërinë dhe të vini falas në Shqipëri për votime dhe pushime…
Kjo është një nga historitë librit me tregime satirike "Kozmodromi i Çerepit". Histori që të duket vetja personazh i tyre, shkruar me thjeshtësi dhe humor.
Këshillat e Tixhes nga Amerika, shpërndarja e ftesave të dasmës, festimi i Shën Valentinit me kolegët e punës, dasma shqiptare në Londër, vizita e vjehrrës në shtëpi, kontrolli policor i autobusit dhe plot histori nga jeta e përditshme, mund ti lexoni në një vëllim satirik që nuk do ta hiqni nga dora…