Në këtë libër, i treti i një serie me 12 volume, flitet për Al Qaeda-n (AQ) në Europë. Organizatat e AQ dhe grupet e lidhura me të në Europë, celula e Hamburgut, celula e Sauerland-it, grupi Hofstad, grupi i Luftëtarëve Islamikë Marokenë (MICG), celula e Madridit, celula e Lutonit, Angli, celula e Tiranës, etj. AQ në Ballkan, Bosnjë Hercegovinë dhe angazhimi i luftëtarëve të huaj shqiptarë, boshnjakë tek al-Nusra, HTS, ISIS-i në Irak dhe Siri (2012-2019) dhe përfshirja e shtetasve me origjinë nga Ballkani në akte terroriste në Europë dhe SHBA. Financimi i AQ në Europë, financimi i OJQ-ve Islamike në Ballkan, sulmet kryesore të AQ në Europë. Sulmet terroriste në Stamboll në vitin 2003, sulmet terroriste të AQ në Madrid në vitin 2004, Londër në vitin 2005 dhe sulmet e tjera në Europë, etj.