“Al-Qaeda në Siri (AQS)", (volumi i katërt në kolanën e al-Qaedës) flitet për Al-Qaedën në Siri ose Levant (AQS). Fazat e evolucionit të Al-Qaedës në Siri (AQS), krijimi i Jabhat al-Nusras (JN), drejtuesit e JN-it dhe struktura e saj organizative. Marrëdhëniet e Jabhat Fatah al-Shamit me lidershipin e AQ, luftëtarët e saj, armatimi dhe taktikat e JN-it. Sulmet e Hayat Tahrir al-Shamit (HTS) shtator-dhjetor 2015 dhe sulmet e saj kundër ISIS-it (2013-2015). Sulmet më të rëndësishme të JFS-së (2012–2016). Krijimi i grupit Tanzim Huras al-Din (HAD) dhe lidershipi i saj (2016-2020). Ndërhyrja ruse në Siri (2015-2020). Ndërhyrja turke në konfliktin sirian, tre operacionet kryesore të ushtrisë turke: 1. Operacioni “Mburoja e Eufratit” (gusht 2016-mars 2017). 2. Operacioni “Dega e Ullirit” (janar-mars 2018). 3. Operacioni “Pranvera e Paqes” (tetor-nëntor 2019). Ndërhyrja e forcave speciale amerikane në Siri (2012-2020). Ndërhyrja e Gardës Revolucionare dhe forcave al-Quds në Siri (2013-2020). Ndërhyrja e Hezbollahut dhe e Milicive Irakene në konfliktin në Siri (2012-2020). Ndërhyrja e Arabisë Saudite dhe e Katarit në konfliktin në Siri. Krimet e luftës të kryera nga ushtria e al-Asadit me lëndë kimike, por edhe nga AQS, HTS, JN, JFS dhe HAD-i. Mësimet e nxjerra.