I pajisur me shpjegime plotësuese dhe tërësisht i përkthyer dhe i transkriptuar në alfabetin e sotëm të gjuhës shqipe
ISBN 978-9928-820-55-6
Çmimi 1500 lekë
Në këtë libër të botuar nga Frang Bardhi në Romë më 30 maj 1635 do të gjeni:
- Të parin fjalor të gjuhës shqipe (epirotase, arbëreshe).
- Të parin tekst mbi gramatikën e gjuhës shqipe (epirotase, arbëreshe).
- Të parin tekst mbi gjeografinë e Arbërisë, nga Tivari në Selanik, nga Durrësi në Shkup, nga Lezha në Prizren, nga Apolonia në Kostur.
- 113 proverba dhe fjalë të urta në gjuhën shqipe (epirotase, arbëreshe).
- Një letër të gjatë ku autori, më shumë se gjithçka tjetër, i dëshmon lexuesve arbëreshë se, njësoj si gjuhët e kombeve më të zhvilluar të Evropës, gjuha e arbrit, edhe pse e vdjerrur, e fëlliqur dhe e helmuar nga dallga e Azisë, që prej një shekulli e më shumë, rrekej ta mbyste e ta zhdukte, ishte ende e aftë të shprehte në prozë, më të lartat mendime, qëllime, ëndrra dhe ndjenja, mjaft që ata (arbrit), të mos e tradhtonin.