Mbretëresha Geraldinë e Shqiptarëve lindi më 6 gusht 1915 në Budapest. Prindërit e saj ishin konti Gyula Apponyi (1873-1924) dhe Gladys Virginia Stewart (1891-1947). Ajo kishte pesë vëllezër e motra (Virginia, Gyula, Sylviane, Patricia dhe Guy).
Bukuroshja hungareze martohet me Mbretin Zog me 27 prill 1938. Më 5 prill 1939 lind djalin e tyre, Mbretin Leka Zog 1. Më 7 prill 1939, Italia fashiste pushton Shqipërinë. Si rrjedhojë, ajo detyrohet të largohet në ekzil së bashku me Familjen Mbretërore, duke kaluar dhe jetuar nëpër disa shtete si Greqia, Turqia, Rumania, Polonia, Lituania, Letonia, Suedia, Norvegjia, Danimarka, Belgjika, Franca, Anglia, Egjipti, Spanja dhe në fund në Afrikë të Jugut, derisa u kthye përfundimisht në Shqipëri në vitin 2002.
Ky libër, nëpërmjet dhjetëra shkrimeve të përmbledhura në shtypin e shkruar të kohës, ku secili mbart faqen, datën, ditën, vitin e botimit dhe emrin e gazetës apo revistës, dokumenton jetën e saj gjatë periudhës 1938 – 1968.