Për të studiuar një kulturë, në rastin konkret kulturën tonë, ajo duhet përqasur edhe me kulturat e tjera të popujve të ndryshëm, afër dhe larg nesh. Kjo duhet bërë për vetë faktin se kulturat interferojnë midis tyre. Ky është një ligj universal. Për këtë arsye studimi i kanunit shqiptar (kanunet të marra në përgjithësi), kanë nevojë të zbatohet krahasimi midis tyre dhe kanuneve të tjera në botë. Sado që të duket e çuditshme, kanunet kanë pika takimi midis tyre.
Krahasimi duhet bërë midis kanuneve shqiptare, për të parë se parimi i interferimit është më i mundshëm dhe më i gjindshëm në kanunet e të njëjtit popull. Prej këtyre përqasjeve arrihet në përgjithësime që mundësojnë edhe këndvështrime të tjera, madje teza të reja në shpjegimin e zhvillimeve të shoqërisë njerëzore.