Të shkruarit është për Ailda Mëngjesin një domosdoshmëri e bukur komunikimi me miqtë dhe lexuesit. Pa pasur nevojë për përkufizime, njohje letrare apo gjëra të tjera të sofistikuara,
Mëngjesi e ndjen veten me fat, që nëpërmjet poezisë - ka mundur të trokasë në dyer shpirtrash, ka bërë miq më shumë, e ndoshta dikujt mund t'ia ketë bërë pak më të bukur ndonjë nga ditët, siç i bën pak më të bukura ditët e secilit prej nesh çdo lloj arti.