Ky libër bën një analizë të detajuar të të gjithë programit të nivelit MTCNA sipas rekomandimeve të kompanisë Mikrotik. Gjithashtu, ky libër krijon një bazë tepër të shëndoshë për këdo që do të thellohet në studimin e mëtejshëm të Mikrotik për nivelet e tjera. Autori i librit është treguar tepër i kujdesshëm që konceptet të jenë të shpjeguara qartë dhe të saktësojë me detaje mënyrën sesi aplikohen këto koncepte në platformën Mikrotik. Ky libër nuk lexohet si diçka që duhet mbaruar sa më parë, por si një libër që do të duhet t'i referoheni sa herë ju duhet të rifreskoni konceptet dhe doni të aplikoni ndonjë konfigurim për të cilin ende nuk jeni të sigurt.