Xhafer Martini është një figurë shumëdimensionale, një tregimtar i mrekullueshëm, një prozator i fuqishëm, shkrimtar, një enciklopedi e vlerave kulturore dhe njerëzore të Dibrës dhe më gjerë.
Në këtë libër vijnë disa shkrime nga akademik Shaban Sinani, shkrimtarët Agron Tufa e Ramiz Gjini, profesorët Vesel Hoxha, Ibrahim Milushi, Fejzulla Gjabri, doktor Ramazan Buci, studiuesi Hysen Uka dhe botuesi Bujar Karoshi.