Era Simoni, deri në atë çast që do ta gjente shkrimtarin Ted B të vdekur në vilën e tij në periferi, ishte vetëm inspektorja bionde e policisë. Ajo heton në detaje ngjarjen për të zbardhur shkakun e vdekjes, e cila jo vetëm do të ndryshojë opinionet rreth saj, por do të zbulojë edhe një histori të gjatë korrupsioni, mashtrimi e vrasjeje, që përfshin njerëz nga bota e biznesit, politikës, gjyqësorit...
TED B ka lënë pas një seri tregimesh, që, të ndërthurrura me emrat e paktë që gjenden në celularin e tij, krijojnë një subjekt triller të romanit, që të rrëmben deri në faqen e fundit...