Mbaron së lexuari dhe, kur thuajse ke arritur në fund, kupton që edhe fundet janë gjithnjë të paplotë. Gjithçka është një Thuajse. Njerëzit, ëndrrat, qëllimet, dashuritë, jeta dhe vdekja. Relativiteti i papërballueshëm i realitetit. Ndjen që përtej faqes së fundit të librit ka hapa të tjerë, të cilët nuk shënohen në pasqyrën e lëndës. As në atë të korrigjimit të gabimeve. Paplotshmëria e rrugëtimit tonë drejt vetes nuk shënohet kurrë në guidat turistike të vizitorëve tanë. Nuk janë poezi që ulërijnë bujshëm “Erdha!”, por copëza poetike shpirti, që me ndrojtje fisnike duke ikur të pëshpërisin: “Edhe unë aty isha…” - Artan Gjyzel Hasani