OPIUM
kur memecët fitojnë lirinë e fjalës
bota gjithnjë bëhet shurdhe,
ndaj unë i gëzohem të drejtës për të heshtur
në jetën time të zhurmshme
dhe ulem e shkruaj….
por jo çdo varg shkruhet që të lexohet,
ndonjë duhet thithur thellë me hundë
derisa të mpihesh dhe të bëhesh gur,
kalldrëm toksik brenda venave të përmbytura
me gjak mendjeje të vjedhur nga zemra
helmi im të është bërë oksigjen
për rrugë frymëmarrjesh të ndaluara
dhe tashmë ti nuk vdes më
të paktën jo nga frika…
thithi me hundë vargjet e mia,
jam vrasësi i vdekjes
i shpallur në kërkim…
varrmihësi i jetëve të pajetuara…